10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tetori Rozë/ Ministria e Shëndetësisë hap fashën e kryerjes së mamografisë në të gjithë vendin

Në kuadër të Tetorit Rozë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur fashën e kryerjes së mamografisë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe më shumë akses për gratë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ishte sot në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku tha se 1 në 8 gra prektet nga kanceri i gjirit dhe bëri thirrje për kryerjen e mamografisë.

“Në kuadër të programit tonë për diagnostkimin e hershëm të kancerit të gjirit por mbi të gjittha të një muaji i cili tashmë është bërë një traditë, tetorit rozës, që konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, në duam që të sensibilizojmë të gjitha gratë të moshës mbi 40 vjeçare për të kryer kontrllin periodik të gjirit, për të kryer ekzaminimin përmes mamografisë. Një në 8 gra diagostikohet me kancer gjiri, prandaj është shumë e rëndësishmë që jo vetëm përgjatë tetorit, por përgjatë gjith vitit gratë të jenë të sensibilizuara, të marrin pak nga koha e tyre për të kryer kontrollin periodik të gjirit. Për muajin tetor ne kemi vendos që të kemi një zgjerim të orarit të funksionimit të ekzaminimit të mamografisë. Do të jetë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, të hapura të gjitha kabinetet e mamografisë, si dhe të shtunën deri në orën 14:00. Përgjatë këtyre viteve, kemi kompletuar spitalet rajonale me këtë shërbim kaq shumë të nevojshëm që i shërben zbulimit të hershëm të kanceri të gjirit. Nga ana tjetër, edhe dy mamografitë e lëvizshme janë në funksion të rritjes së aksesit për gratë në zonat rurale”, tha Manastirliu.

Duke folur për ndjekjen dhe trajtimin e grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, Manastirliu tha:
“Ndjekja dhe ekzaminimet e mëtejshme kryhen po në strukturat tona në Poliklinikat në Tiranë, në spitalet universitare, në spitalet rajonale. Kemi siguruar për gjatë gjithë këtyre viteve, investime në vazhdim në kapacitetet imazherike, për fuqizimin e kapaciteteve laboratorike. Por mbi të githa, kemi mbyllur trajtimin për sa i përket medikamenteve të shtrenjta, si herceptina për trajtimin, për kurimin e kancerit të gjirit”.

 

Kabinetet e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, gjatë muajit Tetor do ta ofrojnë ekzaminimin e mamografisë së gjirit, nga dita e hënë deri të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunë, ora 9.00-14.00.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...