10.5 C
Tiranë
Tuesday, December 24, 2024
spot_img

Thirrje për një bashkëpunim të pafundëm: Kosova dhe Shqipëria në rrugën e përbashkët Evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh mes dy shteteve, në seancën plenare të përbashkët me Shqipërinë. Ajo theksoi se kjo seancë duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, duke theksuar se qëllimi i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha dhe se jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim të ngushtë. Për Kosovën dhe Shqipërinë, kjo nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Osmani nënvizoi se historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse nuk e shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar një harmoni më të madhe mes dy shteteve.

Ajo theksoi se secili prej nesh duhet ta luajë rolin e vet në avancimin e vizionit për shtetet dhe qytetarët tanë brenda familjes europiane. Lidhja e thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë është rrënjosur thellë në histori dhe nuk është thjesht simbolike, por një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të nderohet një bashkëpunim më i madh dhe koordinim më të shpeshtë. Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita ditës.

Kjo seancë duhet të shërbejë si thirrje e për veprim, qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha, po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedh, por domosdoshmëri. Historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse do e shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar harmoninë. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin në avancimin e vizonit të shteteve dhe qytetarëve brenda familjes europiane. Lidhja e thellë mes Kosovës e Shqipërisë është rrënjosur në histori. Kjo lidhje nuk është simbolike, një themel i pathyeshëm me të cilin duhet të nderojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita ditës. Dy Kuvendet kanë rol vendimtar në forcimin e lidhjes tonë.

Në një kohë që Shqipëria po bën hapa vend në rrugëtimin europian, shpreh urimet e përzemërta për suksesin në negociatat për anëtarësimin, kjo është krenari për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tregon se përmes punë shtet tona mund të sigurojnë vendin e merituar në BE. Kosova mbetet me përkushtim e palëkundur për integrimin në BE, aspirata jonë nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj se kush jemi, pasqyrim i identitetit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Europës, qindra vite para se të themelohej BE. Vlerat në të cilat është ndërtuar BE qëndrojnë edhe në vetë themelet e kombit tonë. Pengesat me të cilat përballet Kosova janë tejet të madha, padrejtësitë sa vinë e rriten. Për t’i kaluar na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do të jetë më e sigurt me shtet tona. Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike te forcojmë bashkërendimin mes dy shteteve. Është me rëndësi unifikimi i politikës së jashtme dhe bashkëpunimi në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të shtetit tonë. Po ashtu bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë. Akoma ekzistojnë tendenca të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, për të destabilizuar këtë vend duke larguar të drejta e fituara të shqiptarëve si popull konstituiv, nuk duhet të heshtim para këtyre tendencave të qarta.

Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleate e palëkundur duke na qëndruar pranë që nga ditë e luftës të çlirimit deri në ndërtimin e shtetit sovran. Edhe sot mbetet një shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Zëri i Shqipërisë në KiE dhe NATO është më shumë se s ai vlerësuar nga populli i Kosovës dhe u jemi përjetë mirënjohës. Suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrim ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët europiane. Ti afrojmë dy shtetet tona gjithnjë e më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT