25.5 C
Tiranë
Thursday, August 21, 2025
spot_img

TikTok-erja plagos me thikë 22-vjeçaren, vihet në pranga! Nën hetim edhe motra e të dëmtuarës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një vajzë është plagosur me thikë pas një përplasjeje fizike mes vajzash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës dhe ka shpërthyer pas një mosmarrëveshje që kishte nisur më herët në Vorë mes dy motrave, Xhemile dhe Esma Verlaku dhe Kasandra Canit.

Motra të dyja, pas një përplasjeje të parë, kishin shkuar në komisariat për të bërë denoncimin, por më pas ndryshuan mendjen dhe u takuan sërish me Canin. Përplasja e dytë përfundoi me Kasandra Canin që plagosi me thikë motrat dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ajo u arrestua nga policia për “plagosje të rëndë me dashje”, ndërsa dy motrat, të cilat kanë të njëjtat akuza për “dëmtime me dashje” dhe “dhunim të banesës”, po procedohen në gjendje të lirë.

Njëra nga motrat ka plagosur Canin me thikë gjatë përplasjes, ndërsa Cani ka reaguar dhe ka plagosur njërën prej motrave, e cila ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i përplasjes ende mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që sherri të ketë pasuar arsye të thjeshta dhe ndikim të alkoolit në përshkallëzimin e situatës. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Është dita e duhur për të nisur projekte të reja ose...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Moti gjatë ditës do të jetë një valë e fortë vere: diell total, pa re, me temperatura që rriten gradualisht deri në 37–38 °C...

Alarm shëndetësor në Gjermani: Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mijëra vdekje çdo vit

0
Një studim i ri i kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore, ka nxjerrë...

Dua Lipa zbulon detaje intime nga fejesa me Callum Turner: “Një mijë për qind...

0
Dua Lipa ka folur hapur për historinë e saj të dashurisë me aktorin britanik Callum Turner, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një...

Dështim sërish në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ka përfunduar sërish pa sukses, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat...