10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

TikTok përballet me padi nga 13 shtete amerikane për dëm të shëndetit mendor të fëmijëve

13 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias, ku ndodhet kryeqyteti Uashington, kanë paditur platformën sociale TikTok, duke e akuzuar për dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve. Padia e akuzon TikTok-un për ndërtimin e platformës në mënyrë të tillë që të nxisë varësinë e fëmijëve ndaj saj.

Ky veprim ligjor erdhi pas një hetimi kombëtar të nisur në mars 2022 nga një koalicion prokurorësh të përgjithshëm nga disa shtete, përfshirë Kaliforninë, Kentakin dhe Nju Xhersin. Në thelbin e padisë është algoritmi i TikTok, i cili përcakton përmbajtjen që shfaqet për përdoruesit në faqen kryesore të platformës (For You feed), duke mbushur atë me materiale të posaçme sipas interesave të tyre.

Padia thekson se algoritmi i TikTok është krijuar qëllimisht për të bërë fëmijët të varur nga përdorimi i tij, duke i mbajtur në platformë për periudha të gjata kohore dhe duke i bombarduar me njoftime edhe kur janë larguar nga aplikacioni. Sipas prokurorit të përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, TikTok ka vazhduar këtë praktikë edhe pse ishte i vetëdijshëm për efektet negative që do të kishte mbi shëndetin mendor të të rinjve, përfshirë ankthin dhe depresionin.

Përveç padive nga shtetet, TikTok është përballur edhe me presion nga qeveria federale e SHBA-së. Nëse kompania nënë e TikTok, ByteDance, me bazë në Kinë, nuk e shet platformën, ajo mund të përballet me një ndalim në SHBA nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...