4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

TikTok po merr të dhënat personale dhe po cënon privatësinë e përdoruesve, Britania ngre alarmin

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë nxitur të fshijnë aplikacionin “TikTok” nga telefonat e tyre, për shkak të rreziqeve të mundshme.

Deputetja konservatore dhe kryetarja e komitetit të punëve të jashtme Alicia Kearns, tha se platforma popullore e shkëmbimit të videove përfaqëson një rrezik serioz të të dhënave.

Ajo pretendon se platforma e mediave sociale i lë të dhënat e përdoruesve në rrezik ndaj kërcënimeve armiqësore, duke iu referuar specifikisht qeverisë kineze. Kompania që zotëron TikTok (ByteDance) është e bazuar në Pekin dhe ka mohuar me forcë që ndonjë e dhënë do t’i dorëzohej ndonjëherë qeverisë kineze.

Të dielën, Kearns i tha Sophy Ridge në Sky News:

“Nuk ia vlen ta kesh atë në telefonin tend. Është burimi përfundimtar i të dhënave për këdo që ka përpjekje armiqësore.”

TikTok ka më shumë se një miliard përdorues në mbarë botën dhe është padyshim jashtëzakonisht popullor, por ka shqetësime në rritje për të dhënat që mbledh nga pajisjet e atyre që përdorin platformën.

TikTok tashmë ka qenë subjekt i veprimeve ligjore në SHBA për shkak të shkeljeve të supozuara të privatësisë dhe ka pasur diskutime për ndalimin e plotë të aplikacionit. Aplikacioni argëtues ka një përdorim shumë të gjerë edhe në Shqpëri dhe shumë përdorues e përdorin për të postuar videot e tyre me tematika të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...