0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Tiranë/ Grabitet biznesi i transfertave të parave, autori mbante maskë anticovid

Një grabitje ka ndodhur në një pikë të transfertave të parave në Tiranë, ku dyshohet se është marrë një shumë prej rreth 40 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa personat që kanë kryer grabitjen  kanë qenë të armatosur.

Mësohet se personi që ka hyrë në ambientet e pikës së transfertave të parave ka qenë me maskë Covid, dhe duke iu drejtuar armën iu ka marrë paratë dy punonjësve të biznesit në fjalë.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim për ngjarjen, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë më shumë dinamikën e grabitjes, dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT