10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tiranë/ Kontrabandonin cigare, “arrest në burg” për 4 shtetas

Policia e Tiranës ka kryer një operacion policor, i quajtur “Cigarette”, ku 4 shtetas janë arrestuar dhe vendosur nën masën e arrestit në burg, ndërsa për 7 të tjerë ka nisur procedim në gjendje të lirë. Grupi i akuzuar dyshohet për kontrabandën, magazinimin dhe tregtimin e cigareve në dyqanet e tyre tregtare, duke fshehur të ardhurat nga kjo veprimtari.

Operacioni është rezultat i një hetimi të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Masa e sigurisë “Arrest në burg” është ekzekutuar për shtetasit Flamur Zeqiraj (68 vjeç), Pavlin Jakaj (43 vjeç), Artur Shehu (29 vjeç) dhe Edmond Ftoni (26 vjeç). Shtetasit tjerë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin, janë nën procedurë të lirë dhe do të hetohen më tej nga prokuroria.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Cigarette”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe nis procedimi në gjendje të lirë për 7 të tjerë, pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

– F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...