11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Trafikonin kapsolla dinamiti, arrestohen 3 të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas të cilët akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në pranga kanë rënë Arif Qerimaj, Xhem Vakaj dhe një vajzë 18-vjeçare pasi u kapën në flagrancë duke trafikuar kapsolla dinamiti.

Xhem Vakaj dhe 18-vjeçarja po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi Arif Qerimaj, i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore, gjithsej 2000 copë. Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, të rinjtë janë kapur nga policia.

Policia Durrës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës.

Sekuestrohen 2000 kapsolla elektrodetonatore.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, në momentin e shitjes së kapsollave.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Q., 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet;
Xh. V., 22 vjeç, i dënuar më parë dhe L. B., 18 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te Shkëmbi i Kavajës, në momentin e shitjes së kapsollave elektrodetonatore.

Shtetasi Xh. V. dhe shtetasja L. D. po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi A. Q., i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. V. i është gjetur një thikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë dhe një pulovër si ato të Policisë (me simbole të Policisë), një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...