8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tragjedi në aeroportin e Bergamos, burrë humb jetën pas thithjes nga motori i avionit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm aeroportin Orio al Serio në Bergamo të Italisë, ku një burrë humbi jetën pasi u thith nga motori i një avioni që po përgatitej për nisje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ishte as pasagjer dhe as punonjës i aeroportit. Ai kishte arritur me makinën e tij pranë zonës së aeroportit, ku në mënyrë të papritur hyri në pistë përmes një daljeje emergjente dhe filloi të vraponte drejt avionit Airbus A312, që ishte duke u përgatitur për nisje.

Ngjarja ndodhi shumë shpejt, duke bërë që autoritetet e sigurisë të mos kenë mundur ta ndalojnë në kohë. Fatkeqësisht, burri u thith nga motori i avionit, duke ndërruar jetë në vend.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë qenë një akt vetëvrasjeje.

Avioni ishte planifikuar të nisej drejt Asturias në veri të Spanjës. Për shkak të ngjarjes tragjike, aeroporti i Bergamos u mbyll për rreth një orë, duke ndërprerë përkohësisht fluturimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...