15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tragjedi në aksin Lezhë-Shkodër: Dy viktima dhe tre të plagosur nga përplasja me trajler serb

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e djeshme aksin kombëtar Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Dajç, ku një automjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin, është përplasur fillimisht me një trajler me targa serbe, dhe më pas ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Bilanci i ngjarjes është i rëndë: dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Viktimat janë bashkëshortët Luan Çiço, rreth 60 vjeç, dhe Refije Çiço, rreth 56 vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e përplasjes. E bija e tyre, Alketa Çiço, ka mbetur rëndë e plagosur, së bashku me fëmijën e saj 3-vjeçar dhe drejtuesin e makinës, Klevis Çuçi, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti fuoristradë ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta, është përplasur me trajlerin dhe më pas është rrokullisur jashtë rruge. Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për të shpëtuar të mbijetuarit, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca.

Drejtuesi i trajlerit, i cili është identifikuar si Seid Islamoviç, 18 vjeç, nga Novi Pazar, Serbi, është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje.

Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa shpejtësia, kushtet e rrugës dhe mundësia e një manovre të gabuar, mbeten pistat kryesore të hetimit.

Ky është një tjetër sinjal alarmi për situatën në rrugët kombëtare, ku aksidentet me pasojë jetësh të humbura po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...