Durrës, 1 qershor 2025 – Një aksident i rëndë ka tronditur paraditen e sotme zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që po lundronin me një Jet Ski kanë rënë në det pas humbjes së kontrollit mbi mjetin lundrues.
Sipas policisë kufitare të Portit të Durrësit, dy personat, që jetonin në Angli, gjatë manovrave me Jet Ski kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në ujë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjete lundruese për të shpëtuar të aksidentuarit dhe i transportuan drejt portit, ku pritej edhe ekipi i urgjencës mjekësore.
Fatkeqësisht, 34-vjeçari Asare Obeng u konstatuan pa shenja jete nga mjekët, ndërsa shoqëruesja e tij, 31-vjeçarja Vera Buame, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
Prokuroria ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar ligjërisht aksidentin.






