11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tragjedi në Dhërmi – 20-vjeçari nga Kosova humb jetën papritur gjatë pushimeve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një i ri nga Kosova ka ndërruar jetë papritur teksa ndodhej me pushime.

Anid Samir Hoxha, 20 vjeç, banues në Rahovec, humbi jetën më 14 korrik 2025, në një nga plazhet e Dhërmiut, ndërsa po luante volejboll me shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së volejbollit në bregdet, dhe sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

Për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes, autoritetet kanë njoftuar se do të kryhet autopsia pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Vdekja e të riut ka tronditur familjen dhe miqtë e tij, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe homazhe për humbjen e parakohshme të Anid Samir Hoxhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...