5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedi në Elbasan – 6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Sipas Policisë, rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, një qytetare me inicialet D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, duke thënë se fëmija nuk ishte parë për rreth 3 orë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Rreth orës 21:30, trupi i pajetë i të miturit është gjetur pranë brigjeve të lumit, në afërsi të lagjes “Çezme”.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake të hetuesve janë se fëmija është mbytur aksidentalisht.

Policia bën me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit, për vijimin e veprimeve hetimore dhe vlerësimin ligjor të rrethanave të ngjarjes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...