15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tragjedi në Gjermani – Avion i vogël përplaset mbi një shtëpi, dy të vdekur

Korschenbroich, Gjermani – Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e qetë të Korschenbroich këtë të shtunë, kur një avion i vogël është rrëzuar mbi një shtëpi banimi, duke shkaktuar dy viktima, mes tyre edhe pilotja 71-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga e përditshmja “Bild”, pilotja kishte lajmëruar qendrën e kontrollit për probleme me motorin pak para përplasjes fatale. Avioni nuk mundi të mbante fluturimin dhe ra direkt mbi tarracën e një ndërtese njëkatëshe, duke e shkatërruar pjesërisht.

Një nga fqinjët, dëshmitar i ngjarjes, ka përshkruar momentet e tmerrit:

“U dëgjua një shpërthim shumë i fortë dhe menjëherë pashë tymin që kishte mbuluar banesën. Vrapuam drejt shtëpisë për të ndihmuar. Fqinji im e kishte parë avionin duke rënë dhe arriti të dilte nga shtëpia, ndërsa gruaja e tij vdiq.”

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktima e dytë është banore e banesës ku ndodhi përplasja. Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet, ndërsa një njoftim zyrtar pritet të publikohet së shpejti nga policia e landit të Nordrhein-Westfalen.

Zjarri i shkaktuar nga rrëzimi është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa forca të shumta policore dhe ekipe emergjence kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Ngjarja ka lënë të tronditur banorët e lagjes, ndërsa komuniteti është mbledhur për të shprehur solidaritetin dhe dhimbjen për viktimat e kësaj tragjedie ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...