14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Greqi: Humb jetën një 55-vjeçar shqiptar në aksident pune në Heraklion

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Dafnes, në zonën e Heraklionit të Greqisë, ku një punëtor 55-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas autoriteteve lokale, viktima u gjet pa shenja jete brenda një rezervuari të ujërave të zeza, i cili administrohet nga një kompani private kontraktuese. Ai kishte shkuar në vendngjarje së bashku me një koleg për të inspektuar nivelin e ujërave, që kishte kaluar kufirin e lejuar.

Në rrethana ende të paqarta, shqiptari është rrëzuar brenda rezervuarit. Kolegu i tij, i cili nuk e kishte parë për disa minuta, njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të nxirrnin trupin, por fatkeqësisht 55-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se po të ishte konstatuar në kohë rrëzimi i tij, ekzistonte mundësia që ai të shpëtonte. Megjithatë, kjo mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimi paraprak që po vijon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Autoritetet greke po analizojnë gjithashtu nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në punë nga kompania përgjegjëse. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e punëtorëve, veçanërisht emigrantëve që punojnë në sektorë të rrezikshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...