10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Greqi: Shqiptari 55-vjeçar gjendet i v*rur në një serë në Volos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi. Një 55-vjeçar, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë në zonën e Volosit. Sipas mediave lokale, ambulanca mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq, ekipet mjekësore konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Viktima kishte vite që punonte në këtë zonë dhe ishte i njohur për punën dhe karakterin e tij, duke gëzuar respektin dhe dashurinë e komunitetit vendas.

Policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke mos përjashtuar asnjë pistë, edhe pse dyshimet paraprake flasin për një vetëvrasje. Trupi i pajetë i 55-vjeçarit është dërguar për autopsi, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje të thellë, si në rrethin familjar të të ndjerit, ashtu edhe në komunitetin ku ai jetonte dhe punonte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...