14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Itali: 16-vjeçari me origjinë shqiptare humb jetën në aksident me motor në Brescia

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Manuel Leti, vetëm 16 vjeç, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, humbi jetën pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s.

I riu po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, kur rreth orës 14:30 u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”. Përplasja me automjetin ishte e lehtë, por humbja e kontrollit mbi motorin e çoi Manuelin drejt një shtylle ndriçimi.

Goditja rezultoi fatale, pavarësisht se ai mbante helmetë. Plagët e marra në gjoks dhe bark ishin të rënda, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, dëshmoi tragjedinë pa mundur të bëjë asgjë për ta shpëtuar.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe një helikopter emergjence, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e adoleshentit.

Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal. Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme”, duke bërë thirrje për më shumë kujdes në rrugë. Ndërsa kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu ngushëllime për familjen shqiptare, të cilën e quajti “të respektuar dhe shembullore”, duke shtuar: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...