14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tragjedi në Itali: Humbasin jetën tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar

Një shpërthim tragjik në një fabrikë fishekzjarresh ilegale në Itali ka marrë jetën e tre të rinjve, duke përfshirë 18-vjeçarin shqiptar Samuel Tafciu. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në ditën e parë të punës së viktimave në këtë fabrikë.

Mes viktimave ishin binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe, dhe Samuel Tafciu, një i ri me origjinë shqiptare, i cili ishte bërë baba vetëm katër muaj më parë. Sipas raportimeve të mediave italiane, magazina ku ndodhi shpërthimi ishte ngritur gjatë fundjavës dhe funksiononte pa autorizim nga autoritetet përkatëse.

Samueli, i cili jetonte në Ponticelli së bashku me bashkëshorten e tij 17-vjeçare dhe vajzën e tyre të vogël, punonte për të mbështetur familjen e tij. Ditën e djeshme, ai filloi punën e tij të re në fabrikën fatkeqe, por fati i tij mori fund tragjikisht.

Dëshmia e vjehrrës së viktimës

Anna Campagna, vjehrra e Samuelit, e tronditur nga ngjarja, foli për mediat italiane:
Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të mbështetur gruan dhe fëmijën e tij. Ai ishte një djalë punëtor, kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull. Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës,” tha ajo mes lotëve.

Campagna theksoi se tragjedia ka shkatërruar tre familje:

Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar. Dy vajzat e tjera që humbën jetën ishin gjithashtu nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00 dhe na tha se po hanin një sanduiç. Vetëm një orë më pas ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara… kush do të na i kthejë fëmijët?” përfundoi ajo.

Ngjarja ka tronditur komunitetin në Itali, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e shpërthimit dhe përgjegjësitë për funksionimin ilegal të fabrikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...