14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Paros: Foshnja shqiptare 5 muajshe humb jetën, prindërit në pranga

Paros, Greqi – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një foshnjë vetëm pesë muajshe u transportua pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të ishullit të Parosit, të dielën pasdite. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta ringjallur, vogëlushja u shpall zyrtarisht e vdekur.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim penal për ngjarjen, e cila cilësohet me elementë të rëndë. Prindërit e foshnjës, një çift me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në ishull, janë arrestuar dhe akuzohen për “ekspozim fatal të një të mituri”.

Deklarata kontradiktore dhe dyshime të shumta

Ngjarja është shoqëruar me deklarata kontradiktore nga vetë prindërit. Nëna ka pohuar se foshnja kishte fjetur gjatë rrugës dhe ishte lënë në makinë, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhej në plazh. Ndërkohë, babai ka deklaruar se kishin marrë vajzën me vete në det.

Një banor lokal, dëshmitar i pranishëm në zonën e plazhit Parasporos, tha për televizionin grek Star se familja kishte ardhur për pushime me katër fëmijët e tyre. Sipas tij, foshnja kishte rënë në gjumë në makinë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë lënë e pashqetësuar për një kohë të gjatë në kushte të nxehta.

Autoritetet greke po shqyrtojnë disa pista hetimore, duke përfshirë mundësinë që foshnja të jetë lënë në automjet nën diell në temperatura të larta, ose që mund të ketë pasur ndonjë komplikacion shëndetësor në shtëpi apo në plazh.

Hetimet dhe autopsia

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe po analizohen të dhënat ambientale dhe rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia. Trupi i të miturës pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, çifti shqiptar pritet të dalë para Prokurorisë së Syrosit në ditët në vijim. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik grek dhe ka ndezur debat për përgjegjësinë prindërore dhe sigurinë e fëmijëve në ambiente publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...