4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedi në Romë: Studentia amerikane humb jetën nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sanduiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në Romë, ku një studente amerikane humbi jetën pas një reaksioni alergjik të rëndë. Avarie Anne Tierney, 21 vjeç, ndodhej në zonën Pigneto në kryeqytetin italian, ku po ndiqte një kurs në kuadër të programit Erasmus, kur pësoi një shok anafilaktik pasi konsumoi një sanduiç në një restorant lokal.

Tierney ishte alergjike ndaj arrave shqeme dhe dyshohet se sanduiçi që konsumoi përmbante gjurmë të tyre. Menjëherë pas konsumimit, ajo u ndje keq dhe u rrëzua në tokë. Miqtë e saj, të cilët ndodheshin me të, arritën ta çonin në banesën e saj dhe i dhanë një dozë të medikamentit Bentelan për të ndihmuar në ndalimin e reaksionit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që mbërritën në vendngjarje dhe aplikimit të masazhit kardiak dhe frymëmarrjes artificiale, e reja pësoi një infarkt dhe humbi jetën pak më vonë.

Sipas hetuesve, dyshohet se studentja nuk ka mundur t’i informojë kamerierët për alergjinë e saj, pasi nuk fliste italisht. Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin studentor në Romë dhe ka ngritur shqetësime mbi rëndësinë e komunikimit të alergjive ushqimore, sidomos për studentët ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...