Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit. Viktimat, Gramos Kurtaj, 52 vjeç, dhe Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, u ekzekutuan me armë automatike nga Altin Kuka, 49 vjeç, më 10 shtator 2024, rreth orës 14:00. Ngjarja ndodhi para një lokali të vogël në pronësi të familjes Kurtaj, në afërsi të banesave të tyre.
Sipas burimeve policore, konflikti kishte nisur për shkak të një grindjeje mes të birit të Altin Kukës dhe djalit të Gramos Kurtajt. Altin Kuka, së bashku me të birin 21-vjeçar, kishte shkuar në Kurjan për të sqaruar situatën, por tensioni përshkallëzoi deri në përdorimin e armës. Pas kryerjes së aktit, Altin Kuka u vetëdorëzua në polici, duke dorëzuar edhe armën e krimit. Dy djemtë e tij, Erivs dhe Emaurisio Kuka, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, u shoqëruan gjithashtu në polici.
Shefi i policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj, deklaroi se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, të lidhura me grindjen mes të rinjve. Viktimat dhe autori ishin të lidhur me lidhje farefisnore, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë për komunitetin lokal.
Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe automjetin e përdorur nga autori, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Pavarësisht vetëdorëzimit të autorit dhe kapjes së provave materiale, mbetet ende e paqartë se çfarë saktësisht e çoi konfliktin deri në këtë tragjedi të dyfishtë.
“Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policin e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat’ deklaroi shefi i policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj.
Viktimat dhe autori kishin lidhje farefisnore. Pasi kishte kryer vrasjen, ndërkohë që policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari kishte shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për tu vetëdorëzuar.
Nga pamjet duket se vrasja ka ndodhur para një barake që dukej se funksiononte si lokal fshati.
Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan – 10 shtator 2024
Viktimat dy vëllezër
Lavdimir Kurtaj 46 vjeç
Gramos Kurtaj 52 vjeç
Autori
Altin Kuka 49 vjeç – vetëdorëzohet
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje’ informoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.