Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin gjerman të Schrambergut, ku një nënë 29-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar humbën jetën pasi u përplasën nga një kamion. Viktimat po ectin në trotuar kur kamioni, i drejtuar nga një shofer 53-vjeçar, doli nga rruga.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Konstancës, Daniel Brill, shoferi dyshohet të ketë humbur ndjenjat për shkak të një gjendjeje shëndetësore. “Kamioni devijoi majtas nga rruga, goditi disa automjete të parkuara dhe më pas u përplas me dy personat në trotuar, para se të ndalonte me goditjen në murin e një ndërtese,” tha Brill.
Shoferi ndodhet aktualisht në spital dhe policia po vazhdon hetimet për rrethanat e sakta të aksidentit.






