7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedi në Turqi: 66 të vdekur dhe 51 të plagosur nga zjarri në hotelin e qendrës së skive Kartalkaya

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë mëngjesin e së martës, kur një zjarr shkatërrues përfshiu një hotel në qendrën e skive Kartalkaya, në provincën Bolu. Bilanci i tragjedisë është i rëndë: 66 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë janë plagosur.

Pamjet e kapura nga telefonat celularë tregojnë skena dramatike, me vizitorët që përpiqeshin të shpëtonin duke lidhur çarçafë për t’u ulur nga dritaret, ndërsa të tjerë bërtisnin për ndihmë. Guvernatori i provincës bëri të ditur se dy nga viktimat humbën jetën pasi u hodhën nga kati i lartë në panik.

Dëshmitarët përshkruajnë tmerrin e natës fatale

Baris Salgur, një punonjës i një hoteli aty pranë, rrëfeu momentet dramatike: “Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të vinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga lartësia.”

Ndërkohë, instruktori i skive, Nejmi Kepcetutan, tregoi se ndihmoi rreth 20 persona për t’u shpëtuar flakëve. Ai përshkroi sesi tymi i dendur ua vështirësonte njerëzve gjetjen e daljes së emergjencës.

Një tjetër dëshmitar, Ali Atmaja, tha se bashkë me të tjerë përpiqeshin të ndihmonin ata që hidheshin nga dritaret: “Vendosëm shtresa, por me gjithë përpjekjet tona, shumë jetë na humbën para syve.”

Hetimet dhe arrestimet e para

Menjëherë pas tragjedisë, Prokuroria e Bolus nisi një hetim të gjerë. Janë caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Deri tani, katër persona janë arrestuar, përfshirë pronarin e hotelit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe premtoi se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

Momenti fatal: 234 persona ndodheshin brenda hotelit

Zjarri ndodhi në kulmin e sezonit turistik, gjatë pushimeve shkollore, kur shumë familje kishin zgjedhur qendrën e skive për të kaluar kohën e lirë. Në momentin e tragjedisë, në hotel ndodheshin 234 persona.

Shkaku i saktë i zjarrit ende nuk është përcaktuar, por autoritetet turke po hetojnë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...