18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedi në Verona: 33-vjeçarja braziliane vritet nga ish-partneri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Castelnuovo Del Garda, pranë Veronës në Itali, ku një burrë 41-vjeçar, me origjinë braziliane, Douglas Reis Pedroso, vrau ish-të dashurën e tij, Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, 33 vjeçe, gjithashtu braziliane, duke e goditur me një numër të papërcaktuar plagësh me thikë.

Pas krimit, Pedroso telefonoi karabinierët duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Trupi i viktimës u gjet pas disa orësh në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur u gjet në makinën e autorit.

Autoritetet bënë me dije se në të kaluarën 33-vjeçarja kishte denoncuar sjelljen dhunshme të partnerit të saj, por më pas kishte tërhequr ankesën. Prillin e kaluar, Pedroso kishte marrë një urdhër gjykate kufizues, që e ndalonte të afrohej brenda 500 metrave nga shtëpia dhe vendi i punës i ish-partneres së tij dhe e detyronte të mbante byzylyk elektronik për monitorim.

Megjithatë, gjatë arrestimit të tij dje, karabinierët konstatuan se Pedroso nuk e mbante byzylykun, i cili ende nuk është gjetur. Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi efektivitetin e masave kufizuese për parandalimin e dhunës në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...