6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Tragjedia në Himarë/ Të rinjtë e FRPD i bashkohen protestës përpara Ministrisë së Brendshme

Të rinjtë demokratë i bashkohen protestës së thirrur nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë në Himarë, ku një 7-vjeçar u vra aksidentalisht nga skafi që drejtohej nga një efektiv policie.

Të rinjtë gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

“Unë jam Klea Vukaj, 17 vjeçe, gjimnaziste.
Klodian Rasha kishte moshën time kur u vra nga dora e një polici. Mendoj se flas për çdo të ri shqiptar kur them se se me vrasjene e tij u lënduan, u trembën, të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.
Me vrasjen e Jonadës 7 vjeçare u vranë, u lënduan dhe u trembën dyfish.
U shpreh ngushëllimet e mia prej, motre dhe bije, Ermirës dhe Bledarit, prindërve të Jonadës. Të mbahen të fortë sepse e gjithë Shqipëria është me ta sot.
Shihemi në protestë në ora 19.00”

“Unë jam Xhuljan Guçe, 26 vjeç
Moshatarët e mi në Europë dalin në protesta për ndotjen e mjedisit, javën 4 ditëshe të punës e të drejta të tjera. Prej disa vitesh të rinjtë e Shqipërisë ngrihen në mbrojtje të së drejtës më elementare të njeriut: asaj të jetës. Kemi dalë në rrugë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, Emanuel Ndojt, Klodian Rashës. Sonte dalim për vrasjen e Jonadës 7 vjeçare.
Deri kur më kështu?!”

“Unë jam Nikolin Çali, 26 vjeç
E kam pyetur veten, dje edhe sot, dhe nuk gjej përgjigje: Çfarë imazhi i jep shtetit dhe policisë një komisar me një skaf 600 kubikësh? Ku e merr guximin që të vijë deri në breg dhe të bëjë manovra? Si ka mundësi që ka dashur të ikë pasi vrau një fëmijë? Pse nuk e jep dorëheqjen ministri i Brendshëm?
E di që asgjë nga këto nuk e kthen Jonadën, por e bën shtetin të duket më njerëzor dhe na bën ne të ndihemi të trajtuar si njerëz”.

“Unë jam Megi Balliu, 28 vjeçe
Fëmijët e nënave shqiptare, janë sot më të pasigurt pas vrasjes së Joandës.
Do të vazhdojmë të jemi të pasigurt edhe sot e nesër, nëse nuk e nxjerrim të plotë mësimin nga pësimi tragjik i familjes Avdia.
Si bijë, motër dhe si qytetare, i kërkoj llogari këtij shteti dhe i jap solidaritetin tim Ermirës, së ëmës së Jonadës, dhe Bledarit, të atit.
Një burri që u ul në gjunjë para trupit të pajetë të së bijës.
Ky është alarmi final, të dashur shqiptarë. Ne jemi në gjunjë para shtetit. Ai na godet, dhunon dhe vret, dhe ne zemërohemi në Facebook për pak ditë. Pastaj biem në gjumë, deri kur një familjeje tjetër shqiptare, i troket morti në derë.
Ejani sonte në ora 19.00 në protestë. Tregojini kraharorin e bashkimit këtij pushteti burracakësh.
Ngrihuni në këmbë! Në solidaritet me Jonadën dhe prindërit e saj.
Në solidaritet me fëmijët e Shqipërisë!”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...