10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedia në Itali: Punëtori shqiptar ndërron jetë papritur duke bler në farmaci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 27 shkurtit në Castel Del Monte, një komunë me 421 banorë në provincën e L’Aquila. Pasi nuk u ndje mirë, punëtori shqiptar Ledian Sharka ndërroi jetë.

Ai kishte shprehur shqetësimin e tij tek kolegu, i cili mori makinën dhe e dërgoi në një farmaci aty pranë vendit të punës.

Pikërisht sapo mbërritën aty, shqiptari ndërroi jetë në farmaci. Sharka së bashku me një koleg ishte i angazhuar në punimin e tullave në një shtëpi private, kur u godit nga një sëmundje e papritur.

Me një koleg, 38-vjeçari shkoi në farmacinë e qytetit dhe ndërsa shkëmbente disa fjalë me farmacistin për të shpjeguar arsyen e pranisë së tij, ra përtokë dhe ndërroi jetë.

Prokurori në detyrë, Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku do të kryhet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Karabinierët e Inspektoratit të Punës nuk kanë konstatuar parregullsi kontraktuale të punëtorit në një kompani të vogël me seli në Castel Del Monte, e menaxhuar nga një sipërmarrës po ashtu nga Shqipëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...