12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tragjedia në Minierën e Thekës: Një minator humb jetën, tjetri plagoset

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Thekën e Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.

Si pasojë e plagëve të marra, minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, rreth 40 vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, njoftoi policia e Dibrës. Aksidenti i rëndë u shënua sot rreth orës 12:50 (21 maj 2024).

Bala është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua operacionit. Gjendja e tij është stabël, por ka fraktura dhe dëme në shtyllën kurrizore.

Burime paraprake për Report TV bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është ‘Ylberi sh.p.k’.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Aksidentet në miniera vijojnë të jenë një problem shqetësues, ndërsa statistikat për vitin 2023 flasin për 26 minatorë të plagosur, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar. Përgjatë vitit të kaluar, një minator nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën. Aksidentet në miniera përfshihen në listën e 3 sektorëve me incidencën më të lartë, bashkë me ndërtimin dhe fasoneritë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...