9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Tragjedia në Selenicë: 24-vjeçari humb jetën duke punuar në gurorën e fshatit

****

Një 24-vjeçar ka humbur jetën sot në Selenicë, teksa punonte në guroren e fshatit Brataj. Për shkak të terrenit, pjesa e ekspertizës nuk ka mbërritur ende.

Ndodhet vetëm oficeri i policisë, i cili po merr në pyetje pronarët. Gurolindja është e re dhe nuk ka kaluar shumë kohë që është hapur. Janë dy apo tre pronarë, të cilët kanë hapur këtë gurore disa kohë më parë. Duket se aksidentalisht janë kapur gurët dhe kanë shkaktuar humbjen e jetës së 24-vjeçarit. Guri ka rrëshkitur, duke e zënë 24-vjeçarin poshtë dhe duke i marrë jetën.

Njoftimi paraprak i policisë thotë: “Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi Jurgen Veshaj, 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT