7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedia në Shëngjin: Punëtori 32-vjeçar humb jetën teksa montonte skenën për koncertin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në Shëngjin, ku një punëtor humbi jetën teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një skene koncerti në shëtitoren pranë bustit “Willson”.

Viktima është identifikuar si Zef Lorenci, 32 vjeç, i cili raportohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës. Sipas burimeve nga vendngjarja, pas goditjes elektrike ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela, duke pësuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organizatorët e eventit apo autoritetet lokale në lidhje me masat e sigurisë që ishin marrë për ndërtimin e skenës. Dyshohet se mungesa e kushteve të duhura teknike dhe mungesa e mbrojtjes elektrike mund të kenë qenë shkaktarët e aksidentit fatal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...