14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tre ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës, Putin do ti drejtohet popullit rus

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i drejtohet popullit rus më 21 shkurt, tre ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse, njoftoi sot Kremlini.

” Më 21 shkurt, presidenti i Federatës Ruse do t’i drejtohet Asamblesë Federale” (e cila përbëhet nga Duma e Shtetit (dhoma e ulët) dhe Këshilli i Federatës (dhoma e sipërme)” , u tha gazetarëve përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus Dmitry Peskov, duke shtuar se fjalimi do të trajtojë “situatën aktuale”, duke përfshirë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe situatën socio-ekonomike në Rusi.

Peskov tha se fjalimi do të mbahet në Gostiny Dvor, një sallë konferencash pranë Sheshit të Kuq në qendër të Moskës. Vladimir Putin

tradicionalisht mban një fjalim vjetor për gjendjen e kombit para ligjvënësve rusë, në të cilin ai rishikon vitin e kaluar dhe përcakton drejtime të reja strategjike.
Sidoqoftë, në vitin 2022, fjalimi u anulua për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse .

Sot Dmitry Peskov tha se personeli ushtarak rus që merr pjesë në operacionet në Ukrainë do të jetë “padyshim” i ftuar në fjalimin e 21 shkurtit.

Në pyetjen nëse gazetarët e huaj do të akreditohen në sallën ku do të mbajë fjalimin presidenti rus, përfaqësuesi i Kremlinit tha: “ Për momentin nuk ka një vendim të tillë, do të informojmë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...