9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Tre Ministra i lënë vendin tre drejtorëve, ja ndryshimet ne PS, Balla në hije

Para anëtarëve të Kongresit Socialist, kryeministri Edi Rama fillimisht njoftoi se do të propozonte Elisa Spiropalin për postin e kryetares së Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Elisa Spiropali do të largohet nga pozicioni i saj aktual si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Gjithashtu, Rama njoftoi se Bledi Çuçi do të largohej nga posti i kryetarit të grupit parlamentar socialist për të marrë detyrën e numrit dy të Kuvendit. Pas këtyre njoftimeve, erdhi momenti për ndryshimet qeveritare, ku Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Ervin Mete i lënë vendin tre emrave të rinj: Ervin Hoxha, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj.

Propozimet e Edi Ramës

– Elisa Spiropali: Kryetare e Kuvendit
– Bledi Çuçi: Nënkryetar i Kuvendit
– Niko Peleshi: Kryetar i grupit parlamentar

– Taulant Balla u largua nga posti i ministrit të Brendshëm dhe në vend të tij u emërua Ervin Hoxha, i cili më parë mbante detyrën e drejtorit të IKMT.
– Vendin e lënë nga Elisa Spiropali, e cila është projektuar për kryetare të Kuvendit, te Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e merr Taulant Balla.
– Niko Peleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për kryetar të Grupit Parlamentar Socialist, pasi nga ky funksion u largua Bledi Çuçi, i cili do të shkojë si nënkryetar i Kuvendit. Peleshi largohet nga posti i ministrit të Mbrojtjes, dhe në vend të tij emërohet drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.
– Ervin Mete largohet nga kabineti qeveritar dhe në vend të tij te Ministria e Financave emërohet Petrit Malaj, drejtor i AKBN.

Rama theksoi se Kuvendit të ri nuk do t’i mjaftojë vetëm përvoja e deputetëve me vjetërsi dhe përgjegjshmëri. “Me të rinj dhe me të vjetër nuk kam para sysh moshën, por njerëz të rinj, figura të reja publike, me vullnet, pavarësisht gjinisë dhe vendndodhjes, mbiemrit dhe pasurisë. Kjo vlen për të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e çdo krahine, në sektorin publik apo privat, me banim në Shqipëri dhe jashtë saj,” tha Rama, duke paralajmëruar pikërisht ndryshimet e papritura që pasuan në kabinetin qeveritar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...