6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tre punonjës policie në Orikum arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Tre punonjës të Stacionit të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për Daniel Liskendaj, Inspektor Krimesh, Artur Jancaj, Shef i Stacionit, dhe Afrim Ferra, Specialist i Policimit në Zonë.

Sipas Drejtorisë së Hetimit, punonjësit policorë dyshohet se në shtator të vitit të kaluar, duke keqpërdorur detyrat e tyre, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas 270,000 lekë, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se vendimi u ekzekutua bazuar në urdhrin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” sipas nenit 237 të Kodit Penal.

Punonjësit dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, sipas nenve 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...