Tre turistë çek kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Valbonës dhe Thethit, në zonën e Tropojës. Turistët kanë njoftuar policinë përmes telefonit dhe aktualisht nuk raportohet për persona të dëmtuar.
Policia ka sqaruar se drejt vendit të ngjarjes është nisur një ekip që njeh terrenin për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve në rrugë tokësore.
Kjo pasi, helikopteri i urgjencës e ka të pamundur të ulet, pasi turistët kanë ngecur në një zonë të thepisur. Gjithashtu në zone ka prezencë të madhe të mjegullës dhe shiut.