17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tritan Shehu bën thirrje për ndalimin e fostoksinës pas vdekjes së një 23-vjeçareje

Ish-ministri i Shëndetësisë denoncon autoritetet për mosveprimin ndaj shpërndarjes së fostoksinës

Shehu akuzon shtetin për mosmarrjen e masave për parandalimin e këtij lëndimi tragjik

Thirrje për veprime të menjëhershme për të bllokuar importin dhe shitjen e lëndës helmuese

Autoritetet fajësohen për heshtjen dhe lejimin e konsumit të kësaj substance nëpër kioska dhe në treg

Deputeti demokrat kritikon policinë, prokurorinë dhe institucionet për mosveprimin në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar.

“Mbrëmë një vajzë e re humbi jetën nga fostoksina. Krim që po përsëritet në mënyrë tragjike në vendin tonë dhe shteti nuk bën asgjë. Vazhdon të importohet dhe nuk hiqet. Të rinjtë që mund të kenë një tendencë për vetëvrasje stimulohen dhe e marrin si një karamele kudo. Hesht shteti, heshti institucionet që lejojnë importin e këtij helmi, hesht policia që lejon shitjen në kioska, hesht prokuroria që dytët të bllokojë importimin dhe të gjejë si shpërndahet. Edhe medikamente të zakonshme u jepen qytetarëve në bazë të recetave, ndërsa helme të tilla janë kudo duke u bërë stimulues. Shteti serial killer, vrasës serial duke u bërë bashkëfajtor në këto krime të shëmtuara që po vazhdojnë pafundësisht”, tha Shehu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...