15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Tritan Shehu: Protestat duhet të drejtohen kundër izolimit të Sali Berishës

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka shprehur reagimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, duke theksuar se protestat e opozitës, tashmë që PD ka arritur bashkimin, duhet të drejtohen kundër izolimit politik të Sali Berishës. Shehu ka theksuar se kundërvënia e fortë, aktive dhe e gjerë ndaj këtij akti duhet të jetë lejtmotivi i aksionit opozitar. Ai ka theksuar se burgosja politike e kryetarit të PD, Z. Berisha, ka krijuar një “ngërç” të madh për PD dhe opozitën, duke e quajtur një akt anti-ligjor dhe duke apeluar për një përgjigje të fuqishme dhe të përbashkët ndaj kësaj situate.

Shehu gjithashtu ka theksuar se çështja e izolimit politik të Sali Berishës është e një rëndësie thelbësore dhe duhet të përbëjë qëllimin kryesor të përpjekjeve opozitare. Ai ka ftuar të gjitha “tribunat” dhe forcat e opozitës të kthehen dhe të koncentrohen në këtë qëllim për të përbaluar arbitraritetin e rregjimit dhe shkeljen e demokracisë dhe lirive. Shehu ka theksuar se, përballë një situate të tillë, komisionet hetimore parlamentare, mocionet dhe strukturat tjera nuk kanë vlerë, dhe të gjitha përpjekjet duhet të koordinohen për të përballuar këtë sfidë.

E gjithe protesta, kunder izolimit te Liderit!
Vecanerisht tashme qe PD ka arritur bashkimin, e gjithe protesta duhet te drejtohet kunder izolimit politik te kryetarit te PD Z.Berisha, burgosjes se tij politike.

Qe ka krjuar “ngercin” me te madh per PD e opoziten…
Qe ne fakt u projektua dhe u realizua pikerisht per kete qellim nga rregjimi nepermjet “marjonetave” e tij.

Kundervenia e forte, aktive e gjere ndaj ketij akti anti ligjor, ndesh me te drejtat universale e Europiane, duhet te jete lejtmotivi i aksionit tone opozitar.

Pavaresisht kjo edhe “diversiteteve” personale, e te gjitheve, qe nga deputetet e deri te antari e simpatizanti me i larget i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT