12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tritol banesës së 44-vjeçarit në banesë, ka vetëm dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Policia bën me dije se në banesën e 44-vjeçarit me iniciale A.Xh ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të arrestuar dhe për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Policia Korçë:
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Më datë 13.03.2022, rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit M. M., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren J. Xh., 61 vjeçe, banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec, e cila pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u nis për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit V. S., 27 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur një mjet të parkuar duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas, nuk i është bindur dhe ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë, për dhënien e dokumentacionit dhe kryerjen e alkooltestit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...