10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tronditje në Brazil: Vdes në moshën 11-vjeçare aktorja e vogël e serialit “Sintonia”

Brazil ka hyrë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e Milena Brandao, aktorja e re 11-vjeçare që fitoi zemrat e publikut në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”. Ajo ndërroi jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas 12 episodesh arresti kardiak, të cilat ndodhën brenda një periudhe prej dy ditësh.

Milena ishte dërguar me urgjencë në spital më 24 prill, pasi kishte shfaqur dhimbje të forta koke, dhimbje në këmbë, përgjumje, mungesë oreksi dhe humbje të vetëdijes. Gjatë kësaj kohe, ajo u vizitua në një qendër urgjence dhe dy spitale publike në São Paulo. Fillimisht u dyshua për ethe tropikale (dengue), por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru – diagnozë që tronditi familjen dhe mjekët.

Nëna e saj, Thais Brandao, konfirmoi ndarjen nga jeta të së bijës dhe shpërndau një mesazh prekës në rrjetet sociale:

“Në orën 02:05 humbëm vajzën tonë të vogël, por jam e sigurt se ajo është në krahët e Atit tonë të Plotfuqishëm dhe në një vend të mrekullueshëm për të luajtur. Kujtimet që ndamë së bashku do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time dhe nuk do ta harroj kurrë gëzimin tënd, i cili solli dritë për të gjithë përreth teje. Vajza ime e vogël, mungesa jote tashmë po më rëndon dhe e di që do të më mungosh edhe më shumë në ditët që do të vijnë. Ti ishe një dritë në jetën tonë dhe e di që nga atje lart do të vazhdosh të na mbikëqyrësh dhe të ndriçosh jetën tonë. Do të të dua përjetësisht dhe ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time.”

Lajmi i vdekjes së Milenës ka tronditur komunitetin artistik në Brazil. Aktorja e vogël ishte kthyer në një figurë të dashur për publikun, me talentin e saj të spikatur dhe energjinë që përcillte në çdo rol.

Për momentin, mjekët ende nuk kanë konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa familja ka bërë thirrje për qetësi dhe respekt në këtë moment të dhimbshëm.

Një yll i vogël është shuar shumë herët, por kujtimi i Milena Brandaos do të jetojë gjatë në zemrat e shikuesve dhe kolegëve të saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...