14.5 C
Tiranë
Friday, October 18, 2024
spot_img

Tronditje në Futbollin Grek: Vdes tragjikisht futbollisti George Baldock në moshën 31-vjeçare

Futbolli grek është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të futbollistit 31-vjeçar George Baldock, i cili u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada mbrëmjen e së mërkurës. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa raportet e para tregojnë se ai kishte humbur kontaktin me familjarët për disa orë.

Gruaja e Baldock, e cila ndodhej në Angli me vajzën e tyre, kishte tentuar pa sukses të kontaktonte me futbollistin, duke e detyruar atë të kërkonte ndihmë nga pronari i shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira. Pronari, i shqetësuar nga situata, u drejtua për në banesë ku zbuloi trupin e pajetë të futbollistit në pishinë.

Sipas burimeve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur, ndërsa hetuesit presin rezultate më të hollësishme nga autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve nga shtëpia për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti tragjik. Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e Baldock.

Lajmi i trishtë ka prekur thellësisht komunitetin e futbollit grek, me drejtuesit dhe lojtarët e Panathinaikos që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Drejtori teknik Yiannis Papadimitriou dhe Giorgos Tzavellas, ish-shoku i skuadrës së Baldock, u panë të trishtuar në vendin e tragjedisë. Lojtarë të njohur si Zeka, Senkefeld, Magnusson, Vilena dhe Perez qëndronin jashtë shtëpisë, të prekur thellë nga humbja e mikut dhe kolegut të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT