14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tronditje në Kryeqytet: Shtetaset Ukrainase gjenden të pajeta në banesë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në banesë nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme (10 Maj).

Mësohet se dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25-vjeçarja me iniciale A. K. dhe 40-vjeçarja me iniciale A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax. Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot. Dy ditë më pas, pra sot, 25-vjeçarja dhe 40-vjeçarja u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Njoftimi i Policisë

*Tiranë/Informacion paraprak*

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...