10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Trump i kërkon Elon Musk dhe SpaceX të kthejnë astronautët e NASA-s nga ISS

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar se ka kërkuar nga Elon Musk dhe kompanisë së tij SpaceX që të sjellin sa më shpejt astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Sunny Williams, që aktualisht ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi: “Kam kërkuar nga Elon Musk dhe SpaceX që të sjellin dy astronautët e guximshëm që praktikisht u braktisën në hapësirë nga administrata e Biden. Elon do të jetë në rrugën e tij së shpejti. Shpresoj se gjithçka do të jetë e sigurt. Fat i mirë.”

Kërkesa e Trump për t’i kthyer astronautët sa më shpejt të jetë e mundur ka tërhequr vëmendjen, pasi është një ndërhyrje e pazakontë nga presidenti amerikan në operacionet e NASA-s. Astronautët Wilmore dhe Williams ishin planifikuar të ktheheshin në gusht, por misioni i tyre është vonuar për shkak të problemeve me anijen kozmike Boeing Starliner.

Pas shqyrtimit të sigurisë, NASA ka kërkuar nga SpaceX që të kthejë astronautët në Tokë, pasi Starliner u konsiderua i pasigurt për kthimin e tyre. Sipas NASA-s, astronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ende nuk është sqaruar data e saktë kur ata do të kthehen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...