Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se çdo mundësi për dialog me Iranin tashmë ka kaluar, pavarësisht se Teherani po kërkon rifillimin e bisedimeve, raportoi euronews.tv.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Mbrojtja ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe udhëheqja e tyre kanë rënë. Ata duan të flasin. U thashë: ‘Shumë vonë!’”.
Deklarata vjen pas nisjes së operacionit “Epic Fury” të shtunën, ndërkohë që SHBA dhe Irani po zhvillonin raunde negociatash për programin bërthamor iranian, me takimin e fundit të zhvilluar të enjten në Gjenevë.






