11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Trumpi nuk ishte në fletëvotimi dhe mbyllja e qeverisë ishin arsyet pse republikanët i humbën zgjedhjet” — Reagimi i ish-presidentit pas humbjeve në zgjedhjet lokale

Pas rezultateve zhgënjyese të republikanëve në zgjedhjet lokale të së martës, përfshirë fitoren historike të Zohran Mamdanit në Nju Jork, Donald Trump reagoi me tone mbrojtëse, duke u përpjekur të distancohet nga humbjet e partisë së tij. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi:

“Trumpi nuk ishte në fletëvotimi dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët i humbën zgjedhjet sonte.”

Ai ia atribuoi humbjet faktorëve të jashtëm, përfshirë mbylljen përkohshme të qeverisë federale dhe mungesën e tij në garat lokale. Trump kishte ndërhyrë personalisht në disa gara, përfshirë ato në New Jersey dhe Virxhinia, ku kishte mbështetur Jack Ciattarelli dhe Winsome Earl-Sears, të cilët gjithashtu pësuan humbje. Një ditë para zgjedhjeve, ai u kishte bërë thirrje mbështetësve të votonin ish-guvernatorin Andrew Cuomo në vend të demokratit Zohran Mamdani dhe kandidatit republikan Curtis Sliwa në garën për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota: Mamdani triumfoi, ndërsa të gjithë kandidatët e mbështetur nga Trump humbën garat e tyre.

Pas humbjeve, ish-presidenti tentoi të zhvendosë vëmendjen drejt një lajmi më të favorshëm për të, duke theksuar se intervista e tij në “60 Minutes” kishte shikueshmërinë më të lartë në vite.

Analistët politikë e kanë cilësuar reagimin e Trump si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë pas një serie dështimesh elektorale, që tregojnë dobësim të ndikimit të tij politik në skenën republikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...