14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Turbulenca të forta në avionin e Ryanair, plagosen dy anëtarë të ekuipazhit

Dy anëtarë të ekuipazhit të një avioni të kompanisë Ryanair u plagosën të dielën pasdite, pasi fluturimi nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Majorkës u përfshi nga turbulenca të forta.

Incidenti ndodhi në momentin kur avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Palma de Mallorcës, ndërsa ishulli turistik përfshihej nga stuhi të fuqishme. Sipas mediave spanjolle, ekuipazhi po kryente kontrollet e sigurisë kur mjeti ajror u trondit papritur. Një prej stjuardesave u përplas me tavanin e kabinës, ndërsa një tjetër u godit nga karroca e shërbimit.

Në bord ndodheshin rreth 180 pasagjerë, të cilët mbetën të tronditur nga përplasja, por fatmirësisht nuk pati të lënduar mes tyre. Menjëherë pas uljes, në pistë mbërriti një ambulancë që i dha ndihmën e parë anëtarëve të ekuipazhit të plagosur.

Ky nuk është rasti i parë i ngjashëm për linjat e Ryanair. Pak muaj më parë, një fluturim nga Berlini në Milano u përfshi nga turbulenca ekstreme, ku nëntë persona mbetën të plagosur dhe avioni u detyrua të kryente ulje emergjente. Pasagjerët përshkruan skena paniku, me disa prej tyre që u hodhën nga ulëset dhe u përplasën në tavanin e kabinës.

Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe në kompani të tjera ajrore. Në mars, një avion i United Express në Teksas u detyrua të bënte ulje emergjente pas plagosjes së pesë pasagjerëve nga turbulencat, ndërsa në nëntor një fluturim i Scandinavian Airlines u kthye nga Atlantiku për shkak të lëkundjeve të dhunshme mbi Grenlandë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...