7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘Turp’, Lulzim Basha kritikon kaosin në Kuvend dhe njofton programin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar kaosin në Kuvend, duke e cilësuar seancën si një shfaqje teatrale. Ai po zhvillon takime në degën 12 në Tiranë, duke theksuar se kaosi në Kuvend është turp për vendin. Basha shtoi se përpjekjet për t’u fokusuar në çështjet substanciale janë penguar nga taktikat e paligjshme dhe politika e papërgjegjshme e qeverisë aktuale.

Kryedemokrati gjithashtu njoftoi se Partia Demokratike ofron një alternativë të besueshme për shqiptarët me një program të bazuar në njohjen e problemeve reale. Ai theksoi nevojën për një program të bazuar në njohjen e situatës reale të vendit dhe ofroi një perspektivë konkrete lidhur me çështje të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, dhe luftën kundër korrupsionit.

‘Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani.
Natyrisht ne e dimë se çfarë mizash kanë nën kësulë këta me njëri tjetrin dhe ju e dini unë s’jam i batutave, sepse zakonshit batutat bëhen për të heq vëmendjen nga zullumet, por kësaj radhe do të bëj një përjashtim e do t’i përgjigjem me një batutë që e ka shumë qejf: kokat hëngshin me njëri tjetrin.
Nuk na bëhet vonë as për Arben Ahmetajn, hajdut me çizme, pavarësisht se dikush betohet për kokën e tij tani. As për Edi Ramën dhe Erion Veliajn që ky I tregon si pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe as për zinxhirin e një pjesë tani në burg dhe një pjesë nën hetim për inceneratorët. Ajo për të cilën nab ëhet vonë ne dhe shqetësohemi si demokratë është shqetësimi I të gjithë shqiptarëve, që këta kanë vjedhur qindar milionë euro. Prandaj nuk ka para për subvencione për fermerët.’- tha Basha.

Lulzim Basha u ndal edhe tek kaosi i deputetëve të opozitës në Kuvend ku foli me fjalë të ashpra, ndërsa e cilësoi shfaqje teatrale aksionin e tyre.
Sot duhej të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike për Edi Ramën për akuzat e bëra nga dyshi i tij që është pronari I vërtetë i inceneratorëve, ta vendoste para gjyqit të opinionit publik në parlament. Në fund të fundit opozita s’ka shumë pushtete, po këtë mundësi e ka dhe këtë mundësi nuk ia heq dot askush përveç vetes vet. Sot Edi Rama duhej të gozhdohej në parlament për implikimin që I bën dyshi I tij, beniamini i tij i dashur në arrati sepse kërkohet nga SPAK. Por kjo nuk ndodhi sepse u bënë 3 muaj që parlamenti është kthyer në një teatër. Një teatër që luhet nga një grusht aktorësh. Një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre po jo hallin e shqiptarëve. Njëri nuk do listat e hapura dhe thotë ik Enkelejd të vij unë bashkëkryetar. Tjetri ka problem të pambyllura me drejtësinë, tjetri nuk ka projekt politik përveçse të jetë vet deputet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...