5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Turqia ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin, Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s

Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë, ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën veri-atlantike.

Turqia e ka vonuar këtë ratifikim që disa muaj – duke u ankuar se ky shtet nordik është duke mbështetur “terroristët”.

Suedia, e cila ka aplikuar bashkë me Finlandën për anëtarësim në NATO, ende është duke u bllokuar nga Ankaraja, për ankesa të njëjta.

Secili zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO, në samitin e radhës që mbahet në muajin korrik në Lituani.

Përmes një deklarate, pas votimit në Parlamentin turk, Qeveria e Finlandës, ka thënë se anëtarësimi në aleancë e forcon sigurinë e shtetit dhe e përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Baltikut.

“Si aleatë, ne do të japim dhe pranojmë siguri. Ne do ta mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda mbështet Suedinë tani, dhe në të ardhmen në aplikimin e saj”, ka thënë kryeministrja finlandeze, Sanna Marin përmes një postimi në Twitter.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dhënë miratimin e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO, më herët gjatë muajit mars, duke thënë se ky shtet ka bërë “hapa konkretë” për sigurinë e Turqisë.

Mirëpo armiqësia e tij e vazhdueshme me Suedinë ka qenë e qartë, pasi ai e akuzon këtë shtet për strehim të militantëve kurdë, dhe që u jep mundësi atyre të protestojnë në rrugët e Stokholmit.

Vendimi i Ankarasë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, hap rrugën për një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e NATO-s.

Finlanda, shtet me kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, ka hequr dorë nga neutraliteti, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Edhe Suedia ka hequr dorë nga neutraliteti, mirëpo për dallim nga Finlanda, ajo nuk ka ndan kufi me Rusinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...