13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Ty nuk të vret njeri sepse nuk vlen”/ Ulsi Manja i përgjigjet Edmond Spahos: “E keni në ADN fjalën vrasje”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit demokrat Edmond Spaho i cili iu drejtua Elisa Spiropalit që të rrijë e qetë se nuk e vret njeri pasi nuk vlen.

Manja u shpreh se kjo tregon se fjalën vrasje demokratët e kanë në ADN ndërsa shtoi se sa herë kanë ardhur në qeveri vetëm njerëz kanë vrarë.

“Faleminderit zotit Spaho që po na e kursen Elisën por na trego kë keni në plan për të vrarë. Sepse ishim dëshmitarë të një platforme për të shkatërruar këtë vend. Asnjëri nga ju nuk shqetësohet për atë dhunë që promovohet këtu. Ju e cilësoni normalitet atë gjë.

Më vjen keq për një pjesë nga ju. Është fat që e kemi në këtë sallë. Uroj ta kemi shumë gjatë. Njëri i tillë që në çdo tre fjalë ka dhunën që shqiptarët ta kujtojnë sa herë të shkojnë te kutia e votimit për të mos u kthyer më atje ku ishin. Bashkohem me atë që tha Kodheli, e keni në ADN fjalën vrasje. Turp.

Sa herë keni ardhur në qeveri njerëz keni vrarë. Distancohuni nga kjo lloj gjuhe. Nuk e them për politikë por nuk fitoni asgjë nga kjo lloj gjuhe. Ne do të qeverisim sa herë të na kërkojnë qytetarët shqiptarë”, tha Manja.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli. “Ndaj të njëjtin mendim me ju. I kërkoj miqësisht zotit Spaho ta tërheqë ofendimin që bëri për Spiropalin. Mendoj se është një gjuhë e padenjë nga një zotëri për një zonjë. Kërkoj miqësisht mesa kërkoj miqësisht në këtë sallë që kur flasim për ligjin për lustracionin të mund të jemi më të kujdesshëm”, u shpreh Kodheli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...