5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

U arrestua për çështjen e inceneratorëve, zbulohet data kur ish-ministri Lefter Koka del përpara gjykatës

Është caktuar data kur ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të dalë përpara togave të zeza në lidhje me përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Bëhet me dije se Koka do të dalë në gjyq më 2 janar, ku do të caktohet masa e re sigurisë pas apelimit  të masës së sigurisë “Arrest me burg”, të bërë nga mbrojtja e ish ministrit.

Vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest me burg” të ish-ministrit

  1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojave të sigurimit për personin nën hetim Lefter Koka.
  2. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyres” kryer në bashkepunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore të parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 260 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287. germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkepunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Baza ligjore:

Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale,

Në përfundim të gjykimit zhvilluar në prani të prokurorit Klodjan Braho, të personit nën hetim Lefter Koka dhe mbrojtësve të tij, Av.Fatmir Braka dhe Av.Julian Mërtiri, Gjykata, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes dhe çmoi dhe vlerësoi në tërësi provat e marra në seance gjyqësore nënshtruar rregullave të gjykimit dhe dëgjoi palët, në të cilën u kërkua:

Prokuroria: Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën Lefter Koka.

Mbrojtësi i personit nën hetim: Caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Personi nën hetim Lefter Koka: Dakort me avokatin.

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në baze dhe për zbatim të nenit 112 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI:

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...