10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

U dhunua dy ditë më parë, pezullohet mësuesi në Tepelenë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset

Mësuesi e edukimit fizik Kleanth Laçi i cili u arrestua pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura është pezulluar nga puna. Pezullimi do të zgjas deri në momentin që gjykata do te shprehet në lidhje me këtë rast.

Laçi u dhunua dy ditë më parë teksa për ngjarjen është arrestuar edhe një 29-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se është vëllai i një prej vajzave që mësuesi e ka ngacmuar seksualisht.

Mësuesi i dhunuar ka shpjeguar si ndodhi ngjarja.

“Hipa pa i njohur, më pëlqyen se më thirri profesor njëri dhe më tha do të qeras një kafe. Hipa në makinë dhe me çojnë në një rrugë dytësore larg shtëpisë dhe aty më goditi me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Nuk i mbaj mend targat por makina më duket se ishte një “Audi”. Nuk i njihja personat, ata më treguan që kanë konflikte me mua. Ata nuk më thanë asgjë, më goditën papritur, më thanë do të qeras me një kafe prandaj hipa në makinë. Nuk bëra asnjë bisedë me ta.

Pasi më goditën herën e parë dola nga makina dhe ika. Ishin në mosha të ndryshme, më dhunuan dhe nuk dhanë asnjë justifikim. Pastrova gjakun në një vend aty afër dhe mora një taksi që më çoi në shpi.

Ngjarja erdhi e papritur, nuk kam pasur asnjë konflikt. Personat nuk i kisha parë ndonjëherë, ishte hera e parë. Nuk po arrij të kuptoj pse ndodhi.”– ka thënë Kleanth Laçi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...