12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

U gjet i pajetë në banesë, Prokuroria e Sarandës ndalon varrimin e 40-vjeçarit – trupi dërgohet në Tiranë për autopsi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 40-vjeçar, Gerti Kallojeri, është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimeve, 40-vjeçari kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku punonte prej vitesh. Ka qenë nëna e tij ajo që ka bërë zbulimin tronditës, duke gjetur të birin pa shenja jete në shtëpi.

Fillimisht, familjarët nuk njoftuan policinë apo spitalin për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por kontaktuan shërbimin funeral, i cili nisi përgatitjet për ceremoninë e varrimit pa kërkuar ndonjë raport mjekësor.

Në momentin që autoritetet u njoftuan për rastin, Prokuroria e Sarandës dhe policia ndërhynë duke ndaluar varrimin, pasi nuk ishte përcaktuar shkaku i vdekjes. Pas verifikimeve, u dha urdhër për transportimin e trupit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se stafi i shërbimit funeral ka deklaruar për hetuesit se ishte njoftuar nga familjarët se ishin kryer të gjitha veprimet ligjore, pa qenë në dijeni se nuk kishte asnjë raport mjeko-ligjor.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës nuk kanë bërë asnjë pretendim ndaj vendimit të autoriteteve për të pezulluar varrimin derisa të dalin rezultatet e autopsisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 40-vjeçarit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zanfina Ismaili reagon ndaj “situatës në ONIMA”, I del në mbrojtje Gjestit

0
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, duke publikuar një emoji në rrjetet sociale për...

Babai i Selin Bollatit kritikohet pas postimit për Enver Hoxhën

0
Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e...

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...