9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar/ Arrestohet 24-vjeçari nga policia e Tiranës, shpallet në kërkim një tjetër

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.S., 24 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetasin I.SH., 23 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi koordinonin vendndodhjet nëpërmjet opsionit “Location” në aplikacionin “Whatsapp” tentuan të transportojnë me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë, operacioni i koduar “RED POINT”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga 1 shtetas me precedent të mëparshëm për të njëjtën vepër penale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “RED POINT”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.S., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. Sh., 23 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë koordinuar vendndodhjet nëpërmjet opsionit “Location” në aplikacionin “Whatsapp”, kanë tentuar të transportojnë me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar dy automjete “Mercedes-Benz” dhe disa aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...